fbpx

Institucionet nisin përgatitjet për t’u përballur me linë e majmunit, në Kosovë nuk ka të regjistruar asnjë rast

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Institutit Shëndetësorë Publik të Kosovës, Naser Ramadani ka konfirmuar se aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast me Linë e Majmunëve.

“Aktualisht në Kosovë nuk ka raste të dyshimta të raportuara nga institutet shëndetësorë. Për çdo ndryshim IKSHPK është në gjendje gatishmëri”, tha ai.

Ramadani tha se simptomat më të zakonshme të këtij virusi janë ethe dhe ënjtje të nyejve limfatike.

Ramadani theksoi se kjo sëmundje është me simptomat të kufizuara që zgjasin nga dy deri në 4 javë.

“Shfaqet me ethe, ënjtje të nyejve limfatike. Është sëmundje me simptomat të kufizuara që zgjasin nga dy deri në 4 javë. Përmes kontaktit të ngushtë me njerëzit e infektuar, por edhe me kafshë të infektuara. Virusi transmetohet nëpërmjet kontakteve, pikave të frymëmarrjes apo të tjera. Paraqitja klinike ngjan me linë e ujit dhe është e lidhur ngushtë me të. Mbikëqyrja dhe intervenimi nga shpërthimi mund të parandalohet duke shtuar vigjilencën nga rastet e para në botë. Punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e familjes janë më të rrezikuar nga ky virus.”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]