fbpx

Intervista e Almedës dhe Tolgahan në “Zemër Luana” “pushton” mediat turke

nga Revista Kosovarja

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman ishin të ftuarit e javës së kaluar në “Zemër Luana”.

Çifti simpatik ishin së bashku në program ku zbuluan shumë të pathëna rreth jetës së tyre.

Përgjigjet dhe rrëfimet e tyre kanë “pushtuar” mediat turke.

“Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman ishin të ftuar në një program argëtues në kanalin shqiptar TV Klan. Çifti, i cili ka dy fëmijë, ka bërë deklarata të sinqerta për martesën e tyre. Duke shprehur dashurinë për gruan e tij, Tolgahan Sayisman tha: “Ne premtuam kohë të mira dhe të këqija kur u martuam. Ka fjali që përcaktojnë marrëdhënien tonë për një jetë dhe nuk mund të ndahemi”, fillon një nga mediat e njohura.

Të tjera ndajnë detaje nga përgjigjet interesante ku ylli turk zbuloi se ai e kuptoi se Almeda ishte shpirti i tij binjak kur hanë qofte së bashku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]