fbpx

Iran: Reperi 27-vjeçar dënohet me vdekje sepse mbështeti protestën

nga Revista Kosovarja

Reperi 27-vjeçar, Saman Yasin, është dënuar me vdekje, pasi u arrestua në Iran për mbështetje ndaj protestës së zhvilluar për dhunën barbare kundrejt Mahsa Amini, për arsye sepse nuk kishte vënë në mënyrën e duhur hixhabin.

I riu, kur mësoi dënimin, shpërtheu në lot në sallën e gjyqit.

Iran: Reperi 27-vjeçar dënohet me vdekje sepse mbështeti

Ai mbështeti protestat mbarëkombëtare këndoi një këngë për ta kritikuar regjimin. Saman u arrestua më 2 tetor pasi e këndoi këngën dhe dënimi me vdekje u dha më 29 tetor.

Iran: Reperi 27-vjeçar dënohet me vdekje sepse mbështeti

Një burim anonim tha se familja dhe avokati i këngëtarit nuk ishin të pranishëm në seancë.

Nuk u bë asnjë deklaratë se kur do të ekzekutohet dënimi i reperit, ndërkohë disa burime të tjera, pohuan se familja dhe avokati janë kërcënuar nga regjimi që të mos e diskutojnë dënimin e të riut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]