fbpx

Isa Mustafa reagon për herë të parë: Do të bëjmë ndryshimet e nevojshme

nga Revista Kosovarja

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar për herë të parë pas humbjes së thellë të LDK-së në zgjedhjet e sotme. Mustafa ka thënë se në LDK do të vijnë shpejt ndryshimet e nevojshme.

“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin” shkruan Isa Mustafa në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]