fbpx

Ish-banori i shtëpisë së famshme tregon çka e lidh me Kosovën, bën publike familjen që u strehua tek ta gjatë luftës

nga Revista Kosovarja

Meridian Ramçaj, i cili njihet si opinionist, ka një javë që nuk është më pjesë e shtëpisë së famshme.

Ish banori ka marrë vëmendje përherë me deklaratat e tij mediatike.

Së fundmi, Ramçaj ka hapur një pyetësor në instagram ku pranoi pyetje të shumta ndaj të cilave nuk hezitoi të përgjigjet me sinqeritetin më të madh.

Ai po ashtu u përshëndet nga fansat e shumë vendeve të botës, por mesazhe të shumta mori nga disa ndjekës nga Drenica.

Pas kësaj dikush u mundua që t’ia sqaroj vendodhjen e Drenicës duke hamendësuar se gjoja ai nuk e di.

Por përgjigjja e Meridianit ishte hata fare, ai po ashtu shpalosi një detaj nga lufta duke treguar për babain e tij se ishte dekoruar nga presidenti në luftës e Kosovës si dhe bëri publike që familja Sadikaj atë periudhë ishte strehuar tek familja e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]