fbpx

Ish-deputeti i PDK-së tregon se Kadri Veseli nuk e njohu pas ndryshimit drastik në pamje

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditëve të fundit ish-deputeti i PDK’së, Shukri Buja është komentuar shumë për ndryshimin drastik në pamje.

Buja në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi ka folur për këtë ndryshim.

Ai tha se qe 35 vite ushtron fitnes, po ashtu çdo mbramje e preferon të vrapojë.

Ndërkaq, kur u pyet se a po e njohin njerëzit kur po e takojnë, ai u përgjigj:

“Shumë me vështërsi. Vec nga afër. Ndërkaq një pjesë e ish-udhëheqësve, kur kam qenë në seli as nuk më kanë përshëndet se nuk e kanë ditë as që jam. Janë befasu të gjithë e sidomos shefi i partisë, Kadri Veseli. Tha mos e ndryshoni pamjen se ma bukur po dukeni kështu”, ka thënë Buja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]