fbpx

Ish-gruaja e shokut, dashuria e re e Ben Affleck?

nga Revista Kosovarja

Ben Affleck është hapur si kurrë më parë për ndjenjat e tij dhe atë që i ndodh thellë në zemër, duke zbuluar se kush është aktorja e famshme që i ka vjedhur zemrën pas martesës së tij shumë të komplikuar dyvjeçare dhe divorcit të mëpasshëm nga superylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez.

Aktori 52-vjeçar, i cili zakonisht është një yll shumë i rezervuar i Hollivudit, duket se është dashuruar fshehurazi me ish-bashkëshorten e mikut të tij Brad Pitt, Angelina Jolie, të cilën ai e ka admiruar gjithmonë për personalitetin e saj të jashtëzakonshëm.

Sipas Daily Mail, Ben e konsideron Angelinën “një femër shumë seksi”, zbuloi burimi për atë që ndjen ish-bashkëshorti i JLo. “(Ai është) fshehurazi i dashuruar. Ben tha se ai gjithmonë mendonte se ajo ishte shumë seksi dhe e admironte se si e kishte trajtuar karrierën e saj,” tha burimi për ndjenjat e Affleck.

Është për t’u habitur që Beni tërhiqet nga Jolie, pasi ai dikur kishte një lidhje të gjatë edhe me Gwyneth Paltrow nga viti 1997 deri në 2000, e cila rastësisht ishte edhe partnerja e Pitt nga viti 1994 deri në 1997.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]