fbpx

Ish i dashuri e kërcënonte me publikimin e fotografive, e dashura e paraqet në polici

nga Revista Kosovarja

Një vajzë në Suharekë ka raportuar në Polici se ish i dashuri i saj e ka shantazhuar me disa fotografi të saj, se do t’ia publikojë në rrjetet sociale.

Ai në shkëmbim në vazhdimësi i ka kërkuar para. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Rasti është duke u hetuar.

“Suharekë 11.02.2021-09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dhe të cilit i ka dërguar foto-video, i njëjti duke e shantazhuar se do i publikoj fotot në rrjetet sociale në vazhdimësi i ka kërkuar para. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]