fbpx

Ish-Këshilltari i Thaçit e thumbon PDK’në, Vlora Çitaku i reagon menjëherë

nga Revista Kosovarja

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi, me një postim në Facebook e ka thumbuar Partinë Demokratike të Kosovës.

“Albini foli, Vjosa foli, BE-ja foli, Britani foli, Gjermania foli. A ka naj mendim opozita a jo? Apo po e presin Amerikën me folë?”, ka shkruar Behrami dje në Facebook.

I shpejtë ka qenë reagimi i nënkryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku.

Ajo i ka komentuar në këtë postim duke i thënë se qëndrimet politike ka mundur me i marr te ajo.

“Unë jam nenkryetare e PDK-se, qendrimet politike ke mujte me i marre te une. E Donjeta eshte nje vajze briliante, profesioniste, nenkryetare e Kryeqyteti. Pse a nuk bene me pase Donjeta mendim a?!”, ishte komenti i Çitakut.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mbrëmë, nënkryetarja e komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçia, me një ‘tweet’ tërthorazi ka bërë thirrje që të përkrahet Kurti në çështjen e targave.

“O tash, o kurrë dëshmohet dashnija për shtetin. Besa, edhe lidershipi. Bashkë!”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]