159
Në Dhomat e Specializuara sot do të mbahet seancë gjyqësore.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të dalin përballë trupit gjykues për seancën e radhës për krime lufte.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:00.
Seanca e djeshme u shoqërua me momente të pazakonta kur ish-president Thaçi ngriti dorën edhe u ngrit në këmbë ku kërkoi të konsultohej me avokatët e tij.
Dje gjatë ditës deklaroi dëshmitari Sokol Bashota, i cili u pyet rreth Rambujesë.