fbpx

Ish-oficeri ekspozon Princin Andrew: Ka varësi nga seksi, takimet i bën në Pallatin Buckingham

nga Revista Kosovarja

Një dokumentar i publikuar së fundmi ekspozon Princin Andrew dhe varësinë e tij ndaj seksit, përveç faktit se ai përdori Pallatin Buckingham për të kryer takimet e tij me shumë gra.

Kështu e kujton Paul Page, i cili për gjashtë vjet punoi si oficer i mbrojtjes mbretërore dhe që dëshmoi numrin e panumërt të grave që parakaluan në Pallatin Buckingham për të vizituar Princin Andrew.

“Ne bënim shaka duke thënë se ai duhet të kishte një derë rrotulluese në dhomën e tij të gjumit. Numri i grave që hynin dhe dilnin atje, nuk mbahej mend”-u shpreh Page në dokumentarin e quajtur “Prince Andrew: Banished”.

Gratë që vizituan rezidencën e mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator, ishin të lira të hynin brenda me urdhër të Princit, i cili madje mërzitej nëse zonjat merreshin në pyetje ose nuk lejoheshin të hynin shpejt.

“Më dëgjo, idiot i trashë. Nëse nuk e lë mysafyren time, unë do të zbres atje poshtë,” i tha Princ Andrew një prej oficerëve kur njërës prej grave nuk iu lejua hyrja, e cila më pas telefonoj Princin për t’i treguar se çfarë po ndodhte.

Dhe megjithëse akoma ruante një respekt për pozicionin që mbante Andrew, ish-oficeri e përshkroi atë si një person të tmerrshëm.

“Ai nuk mund t’i mbante pantallonat e tij të mbyllura,” -komentoi gazetarja Helen Kirwan-Taylor, ndërsa shkrimtari mbretëror Phil Dampier pranoi se princi nuk pinte kurrë duhan, nuk pinte drogë ose pinte alkool, “e vetmja gjë që i pëlqente ishte seksi”. /Iconstyle.al/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]