fbpx

Ish-punëtorët e Rilindjes në protestë, kërkojnë t’iu paguhet 20% dhe t’u njihet përvoja e punës

nga Revista Kosovarja

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” kanë protestuar të hënën në oborrin e objektit ku kanë punuar vite më parë. Neglizhimi ndër vite i kërkesave të tyre nga institucionet e vendit, siç u shprehën ata, po i bën të ndihen të diskriminuar.

Ata kanë kërkuar që punëtorëve t’u paguhet stazhi i punës, 20-përqindshi si dhe t’u njihet përvoja e punës.Sipas tyre, neglizhenca që po u bëhet nga institucionet, është e habitshme, teksa Zeqir Bekolli, ish-drejtor i gazetës “Rilindja”, ka thënë se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër.Bekolli tha se protesta ka për qëllim edhe kundërshtimin e veprimeve të Agjencisë Kosovare për Privatizim dhe sjelljet jo korrekte në adresë të kolektivit të gazetës “Rilindja”.

“Qeveria i ka derdhë mjetet për 20-përqindshin. Ka kohë qw ka ndodhur kjo, edhe më tepër se një vit. Të gjitha procedurat për ndarjen e mjeteve dhe listave janë kryer”.“Agjencia Kosovare e Privatizimit vazhdon t’i shpërndajë mjetet e punëtorëve të gazetës dhe për neve kjo është shumë e habitshme”, ka thënë Bekolli. /eo/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]