fbpx

Ish-ushtari i UÇK-së nga Kosova dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditësh në Maqedoni të Veriut

nga Revista Kosovarja

Ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili u arrestua mbrëmë në pikë kalimin kufitarë Glloboçicë-Jazhincë, nga ana e policisë maqedonase, do të dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditëve në burgun hetues të Shutkës.

Flet-arresti ndërkombëtarë i lëshuar nga ana e Serbisë në Interpoll është pranuar nga Gjykata Penale e Maqdonisë së Veriut dhe ish ushtari i UÇK-së Ramadani, 30 ditët e ardhshme do të qëndron në burg.

Propozimin për masën e kujdesit e ka dhënë Prokuroria e krimit të organizuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]