fbpx

“Ishim në banesë 25 anëtarë kur u futën të armatosur”, Dj PM rrëfen përjetimet gjatë luftës në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Derisa disa nga banorët ishin në oborrin e shtëpisë së famshme të Big Brodher VIP, Dj PM ka rrëfyer një moment nga jeta e tij.

Pajtim Krasniqi (emri i vërtet), ka treguar se si e ka përjetuar luftën në Kosovë edhe pse ka qenë në moshën 8 vjeçare e kujton ende, shkruan “Kosovarja”.

“Kam qenë 8 vjeç dhe në banesën ku unë jetoja ishin 25 veta, 5 familje shqiptare dhe të gjithë të tjerat serbe. Kur u mor vendimi që u formua Ushtria Çlirimtare dhe dolën me deklaratë zyrtare që jemi bërë ushtri, aty filluan të acaroheshin gjërat edhe më shumë. Serbia mori iniciativë të na dëbonte të gjithëve nga Kosova. Në banesën ku ishim ne 25 vetë, unë dhe djali i xhaxhait ishim duke luajtur me zara edhe në atë moment të gjithë serbët futen të armatosur në banesën tonë. Ne po prisnim ose të na vrisnim ose të na dëbonin”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]