fbpx

U tha se janë pajtuar, Monika Lubonja injoron publikisht Arjola Demirin

nga Revista Kosovarja

Arjola Demiri dhe Monika Lubonja ishte një ndër emrat më të komentuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Dy aktoret krijuan një miqësi të mirë që dukej se do të vazhdonte edhe jashtë. Mirëpo, shumë shpejt gjërat ndryshuan dhe pas daljes nga shtëpia e famshme, raporti i tyre u lëkund.

Megjithëse, ishte më se e qartë që gjërat mes tyre nuk ishin si më parë, u duk sikur Monika dhe Arjola i sheshuan mosmarrëveshjet e tyre.

Por së fundmi, Monika ka lënë të kuptohet se nuk ka miqësi mes tyre. Një ndjekës e ka pyetur Monikën nëse flet me të, duke i lënë edhe një kompliment.

Por, aktorja e ka injoruar pyetjen e fansit, duke pohuar vetëm komplimentin e vëtë. Mirëpo, ajo që vihet re është se aktoret e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]