fbpx

Ishin shtrirë kinse janë të vdekur, operatori i dronit ukrainas i vëren ushtarët rusë dhe i godet me predha

nga Revista Kosovarja

Forcat ruse kur po vërejnë se mbi kokat e tyre po fluturojnë dronët ukrainas, po tentojnë të shtiren kinse janë të vdekur, por as kjo metodë nuk po u funksionon.

Një video e filmuar nga ajri shfaq disa ushtarë rusë që ishin shtrirë me fytyrë në tokë në një fushë të gjelbëruar, por operatorit të vëmendshëm të dronit ukrainas, iu desh pak kohë që të kuptojë se ata po gënjejnë.

Duke qëndruar për pak sekonda mbi kokat e tyre, vërejti se disa që shtireshin sikur të vdekur, po lëviznin nga pak gjymtyrët e trupit.

Kjo bëri që ai të lëshojë predhat mbi kokat e tyre dhe vërtetë t’i vrasë ushtarët, që menduan se me këtë lëvizje do t’i mashtrojnë ukrainasit.

Në videon e publikuar më poshtë shihet momenti kur predhat bien dhe shpërthejnë. Pasi që ushtarët ishin plagosur rëndë, shihen duke lëvizur.

Kështu shtrohet pyetja se si është e mundur të ndodhë kjo nëse ushtarët rusë tashmë ishin vrarë.

Pra, dëshmi se rusët kanë filluar ta kuptojnë se ukrainasit janë “arrë e fortë” për ta, dhe se me këso lojëra po mundohen ta shpëtojnë kokën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]