fbpx

‘’Nervoze, në stres’’, konkurrenti zbulon si e ndjenë dhe ata në studio gjendjen e Borës pasi u lidhën Donaldi e Beatrixa

nga Revista Kosovarja

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj u rikthyen edhe njëherë si kryefjala e medias rozë.

Vetëm pak ditë pasi ajo mohoi ribashkimi me Donaldin, ata u filmuan së bashku në Prishtinë.

Pamjet bën xhiron e rrjetit dhe edhe pse nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjëri, ndjekësit janë të bindur se video konfirmon ribashkimin e tyre.

Por të kthehemi pas te koha kur Donaldi nisi lidhjen me Trixën gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania.

Për situatën dhe ndikimin që pati te Bora ka folur njëri nga ish-konkurrentët e ‘’Për’puthen’’, i cili duke qenë pjesë e programit është takuar me prezantuesen çdo ditë.

I ftuar në ‘’Shqipëria live’’, Astriti tha se situatën e krijuar e kishin ndjerë edhe ata pasi kjo kishte reflektuar edhe në disponimin dhe sjelljen e Borës.

Por sipas tij gjithçka ndryshoi me rikthimin e Donaldit dhe sipas tij moderatorja “gjeti përsëri shkëlqimin.”

“Bora si duket e ka gjetur shkëlqimin këto kohët e fundit. Duke parë këto videot e fundit… po më pëlqen Bora. Ishte pak në siklet aty në studio por tani po e shohim më të lumtur me rikthimin e Donaldit. E kemi ndierë edhe ne në program patjetër, sepse ne ishim çdo ditë aty. Kemi kuptuar që Bora më përpara ishte nervoze, kishte stres, nuk ishte e lumtur siç ka qenë. Por tani i shkëqejnë sytë, kohë e fundit Bora ka nisur të ngjallet. Dhe po më pëlqen që është bashkë me…. tani unë se di a është… besoj që është bashkë me Donaldin. I është rikthyer shkëlqimi, unë jam një fans i Donaldit. Shpresoj të jenë bashkë, për mua janë çifti më i përkryer”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]