fbpx

“Ishte nxënës shembullor”, 17 vjeçari i vrarë në Deçan po kthehej nga shkolla kur u qëllua në autobus

nga Revista Kosovarja

Tre persona kanë vdekur pas një sulmi me armë zjarri mbi një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Shoferi i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur nga ky krim makabër.

Koordinatori i shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj ku vijonte mësimet nxënësi i vrarë i moshës 17 vjeçare ka treguar për Gazetën Online Reporteri.net se ai ka qenë nxënës shembullor.

“Ishte nxënës shembullor i shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë. Na ka prek ky lajm pa masë neve si staf i shkollës pasi ka qenë nxënës i urtë e shembull për neve si staf”, ka thënë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]