fbpx

Ishte raportuar e zhdukur ditë më parë, vajza nga Gjakova paraqitet në polici dhe thotë se është dhunuar

nga Revista Kosovarja

Më 26 gusht 2021 në stacionin policor në Gjakovë ishte raportuar një rast zhdukje e një vajze.

Viktima është paraqitur mbrëmë pas mesnate në stacion të policisë, ku ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

“Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në raport të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]