fbpx

Istog: Vdes foshnja katër muajshe

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka marr një informatë të enjten e javës së kaluar (8 gusht) se një foshnje katër muajsh ka ndërruar jetë në fshatin Serbobran të Istogut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova

Sipas tij, vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në Istog.

“Më datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informu mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, ka thënë zëdhënësi Rugova.

Telegrafi po ashtu është munduar të marr ndonjë informacion edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë në lidhje me rastin, mirëpo të njëjtit nuk ishin të qasshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]