fbpx

Ja ç’ thotë Xhavit Haliti për kthimin e Fatmir Limajt në PDK

nga Revista Kosovarja

Debati që ka nisur brenda Partisë Demokratike të Kosovës se a duhet të rikthehet dikur njëri nga njerëzit kryesor- Fatmir Limaj, vetëm sa është duke u ‘nxehur’.

Derisa një pjesë e PDK-së së “vjetër” po e duan rikthimin e Limajt, ka edhe të atillë që nuk kanë fare qëndrim në lidhje me këtë çështje.
Njëri nga njerëzit kryesor të PDK-së, Xhavit Haliti nuk ka ende ndonjë qëndrim nëse duhet apo jo që Limaj të rikthehet në PDK.I pyetur nga Gazeta Blic se a duhet të kthehet Limaj, ai ka dhënë një përgjigje të shkurtër.

“S’është temë e imja”, tha Haliti.Ndërkaq, i pyetur se a ka ai mendim personal për këtë çështje, edhe këtu Haliti nuk dhënë ndonjë përgjigjë.
“S’kam mendim personal”.Ndërkohë, ata që më së shumti po e mbështesin rikthimin e Limajt janë: ish- kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ish- ministri i Arsimit, Ramë Buja, Adem Grabovci dhe një pjesë e “gardës së vjetër” të PDK-së.
Kohëve të fundit Limaj me Lushtakun dhe një pjesë të PDK-së janë parë vazhdimisht bashkë, teksa kanë publikuar foto edhe në rrjetet sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]