fbpx

Ja çfarë i ndodh Getoar Selimit

nga Revista Kosovarja

Getoar Selimi i njohur si Geasy, është duke u ballafaquar me probleme kibernetik.

Kjo pasi faqja e tij zyrtare në Facebook duket se është hakuar dhe është marrë në administrim nga persona të paautorizuar.

Kështu së paku kanë lënë të kuptohet fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e tij, të cilat janë krejt të pakuptimta dhe nuk lidhen me karrierën apo përditshmërinë e tij.

Faqja në fjalë ka mbi 160 mijë pëlqime, gjersa imazhet e fundit të publikuara në to kanë shfaqur shqetësim te fansat.

Megjithatë, përkundër ndodhisë deri më tani nuk ka pasur një reagim nga vet reperi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]