fbpx

Ja cili futbollist dëshironte që ta martonte Kidën

nga Revista Kosovarja

Kida është kthyer në një nga zërat më të dashur të muzikës. Emri i saj është një nga më të lakuarit në shtypin rozë.

Ajo shquhet për një lidhje të ngushtë me ndjekësit e saj të cilët shpesh i organizojnë surpriza të veçanta.

Së fundmi futbollisti i njohur Valon Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vetë” dhe ka bërë një deklaratë të papritur për Kidën.

Valoni u pyet se cilën nga këngëtaret shqiptare pëlqen dhe “do ta çonte edhe në shtëpi”. Ai përmendi emrin e Kidës duke shprehur hapur pëlqimin për të.

Futbollisti mes tjerash tregoi se është “single” dhe do të donte që gruan ta kishte shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]