fbpx

Ja ku do ta shohim Megi Pojanin këtë sezon

nga Revista Kosovarja

Ndryshime të reja në ekran na presin këtë sezon të ri televiziv që nis në shtator.

Jo vetëm programacioni do të ketë të reja, por edhe moderatorët po “dorëzojnë” punën e tyre e po pranojnë oferta në pozicione të reja.

“Kryefjala” shkruan se këtë sezon të dytë të “Dancing With the Stars” ish-konkurrentja Megi Pojani do të jetë tashmë moderatore në “Gold Room”.

Në sezonin e parë, personazhet e njohur konkurrentë të “DWTS” i priste Eno Popi, por vendin e tij flitet se do ta zërë Megi Pojani
Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Megit si moderatore, pas “Big Brother Fan Club”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]