fbpx

Ja kush është burri i Alketa Vejsiut dhe miqësia me Edi Ramën

nga Revista Kosovarja

Edhe pse është një nga personazhet publikë më të njohur në vend, Alketa Vejsiu ka ditur ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private e sidomos familjen e saj.

Fotot e saj me bashkëshortin në internet numërohen me gishtat e njërës dorë, kurse fytyra e fëmijëve të Alketës mbetet e panjohur.

Alketa Vejsiu dhe bashkëshorti i saj Ardiani, kanë plot 15-vite diferencë moshe me njëri-tjetrin. Alketa është 37 vjeçe, kurse Ardiani është 52 vjeç.

Ardiani është një emër i njohur në botën e biznesit. Madje ai cilësohet edhe si një nga milia.rderët shqiptarë. Ai është presidenti i një firme ndërtimi dhe i shumë bizneseve të tjera në vend, i njohur gjithashtu per miqesine e hershme me Edi Ramen.

Prezantuesja e njohur dhe biznesmeni kanë lidhur kurorë në vitin 2006. “Ne jemi bashkë të lumtur, sepse kemi ditur të mos ku fi zojmë njëri-tjetrin në gjëra që ce nojnë lirinë e zgjedhjeve! Bashkëshorti im ushtron një profesion tjetër jashtë kamerave, unë thjesht e respektoj!”.

Çifti ka dy fëmijë së bashku, vajzën Nicole dhe djalin Lionel.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]