fbpx

Ja kush i thotë Rozës: Flet për kafshët dhe i ha ato

nga Revista Kosovarja

Gazi dhe Roza e kanë nisur ditën e sotme me debate. Kjo pasi Roza i do dhe i mbështet kauzat që mbrojnë kafshët. Por Gazi e sheh në një këndvështrim ndryshe këtë cilësi të moderatores.

Teksa ndodheshin rreth pishinës me banorët e tjerë, Gazi i thotë Rozës se nuk i pëlqejnë ankesat e saj, ndërsa më pas i përmendi kafshët.

Sipas tij, nëse Roza do i donte ato nuk do të vishte rroba me prodhimin e lëkurës së tyre, koment i cili e ka acaruar moderatoren.

Ajo i tha se nuk ka dëshirë t’i japë shpjegim, por xhaketa e saj me lëkurën e leopardit është e bërë me qime industriale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]