fbpx

Ja sa i ka kushtuar qeverisë britanike funerali i mbretëreshës Elizabeth II

nga Revista Kosovarja

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II i mbajtur më 19 Shtator 2022 dhe ceremonitë mortore që pasuan në ditë me radhë gjatë periudhës së zisë kombëtare, i kushtuan qeverisë rreth 162 milionë £.

Gjatë kësaj kohë, qindra-mijëra njerëz vizituan Westminsterin për t’i bërë nderimet e fundit Mbretëreshës Elizabeth II.
Kostot më të mëdha u mbuluan nga Home Office (74 milionë £) dhe Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit (57 milionë £). Kryesekretari i Thesarit.John Glen, u shpreh se prioriteti i qeverisë ishte të sigurohej që ngjarja të zhvillohej pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar sigurinë e popullit në çdo moment.
Në një deklaratë, Glen tha se Thesari kishte siguruar fonde shtesë aty ku ishte e nevojshme dhe qeveritë skoceze, Uellsiane dhe Irlandës së Veriut ishin rimbursuar totalisht për kostot e tyre përkatëse.
Kostot e vlerësuara përfshijnë

:Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport – 57.42 milion £
Departamenti i Transportit – £ 2,565 milion

Zyra e Jashtme, Commonwealth & Development – 2.096 milion £

Home Office – 73.68 milion £

Ministria e Mbrojtjes – £ 2,890 milion
Zyra e Irlandës së Veriut – 2.134 milion

£Qeveria Skoceze – 18,756 milion £

Qeveria e Uellsit – 2.202 milion £

Gjithsej – 161.743 milion £

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]