fbpx

Ja sa zarfa me vota nga diaspora janë refuzuar deri tash

nga Revista Kosovarja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike, skanimi i listës përfundimtare të votuesve, si dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Informacione se deri ku ka kanë shkuar procedurat ka dhënë zëdhënësi i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi ka treguar se deri tash, rreth 4 mijë 950 zarfe me fletëvotime.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje”, ka thënë Elezi.

Ai ka folur edhe për arsyet e refuzimit të këtyre zarfeve.

“Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka deklaruar Elezi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]