fbpx

Ja se si t’i ktheni xhinset e përdorura në formën e tyre të vjetër

nga Revista Kosovarja

Çfarë lidhje kanë xhinset dhe makaronat me njëra-tjetrën?

Është e vështirë të gjesh xhinse që të përshtaten në mënyrë perfekte dhe kur i gjejmë i veshim me kënaqësi dhe shpesh.

Në vend që t’i lani vazhdimisht në rrobalarëse në temperatura të larta, ekziston një mënyrë më efikase për t’ua kthyer formën e vjetër.

Xhinset duhet të zihen në një tenxhere, shkruan “Schweizer-illustrierte”.

Ashtu si makaronat, xhinset “zihen” për dhjetë minuta në ujë të kripur.

Kripa siguron që ngjyra të qëndrojë në fijet e xhinseve dhe uji i vluar siguron që pambuku të shtrëngohet përgjithmonë. Por kujdes, lexoni etiketën në xhinse përpara kësaj procedure.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]