fbpx

Janë rikthyer? Kendall Jenner dhe ishi i saj shihen bashkë në Met Gala!

nga Revista Kosovarja

Pas Met Gala, Kendall Jenner u pa në shoqërinë e ish-it të saj Bad Bunny.

Ndërsa merrnin pjesë në eventin ‘Après Met’ të organizuar nga Emily Ratajkowski, Kendall dhe këngëtari u panë duke u rehatuar në një divan, të dy duke buzëqeshur.

Ribashkimi i ish-çiftit vjen gati pesë muaj pasi lajmi për ndarjen e tyre u bë publik. Edhe pse dyshja ndezi thashethemet e pajtimit në fillim të janarit, kur zëri i Bad Bunny u dëgjua në sfondin e një videoje të realizuar në festimet e Vitit të Ri të yllit të Kardashians, lidhja e tyre me sa duket nuk u rregullua më.
Në fakt, në Super Bowl në shkurt, ish-çifti u pa duke shijuar lojën veçmas, me Kendall duke parë nga zona luksoze e drejtorit ekzekutiv të Fanatics, Michael Rubin, ndërsa reperi shoqërohej me Lizzo dhe miqtë në suitën e CEO të Apple, Tim Cook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]