Krah për krah u nisën për në zyrat e LDK-së. Kështu të bashkuar janë edhe në kërkesat e tyre që tash e disa ditë u kanë shpalosur institucioneve të Kosovës.
Kur Qeveria nuk po i fton për dialog, sindikalistët ndihmë po kërkojnë nga partitë opozitare.
Fillimisht, këtyre mbështetje u ofroi partia më e vjetër në vend, LDK.
Pasi vetë nuk po munden të takohen me udhëheqësit institucional, një gjë të tillë po e synojnë përmes partive opozitare.
Jasharaj tregon se ka pranuar edhe ftesën e dërguar nga Zyra e Presidencës, ky thotë se ka vetëm një dëshirë për takimin me presidenten Osmani.
Prej zyreve të LDK-së, Jasharaj u shkoi atyre të PDK-së.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare u shpreh më i ashpër në drejtim të shefit të ekzekutivit kosovar.
Diktator jo, por që ka një agjendë të caktuar u shpreh Ramush Haradinaj nga Rahoveci.
Nga Këshilli Grevist u kanë dërguar ftesë edhe partisë në pushtet për takim, por që nuk u kanë kthyer përgjigje.