fbpx

Jasharaj: Mësuesit presin që në pjesën e dytë të ditës t’u dalin rrogat

nga Revista Kosovarja

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, duke thënë se Qeveria i ndëshkoi për grevën legjitime.

“Qeveria e tyre i ndëshkojë për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë”, ka shkruar Jasharaj.

Jasharaj tha se punëtorët e arsimit presin që në pjesën e dytë të kësaj dite, të marrin pagat e muajit shtator.

“Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme , që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, të marrin pagat e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm qytetarët e Kosovës , por edhe gjithë bota do ta kuptoj se Qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë”, u shpreh Jasharaj.

“Sot, më 5 tetor miliona mësues të botës kremtojnë ditën e tyre dhe blejnë ndonjë dhuratë e ca gjësende për të festuar, ndërsa punëtorët e arsimit në Kosovë festojnë të dëshpëruar e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim”. /Klankosova.tv/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]