fbpx

Jasharaj sot takon presidenten Vjosa Osmani

nga Revista Kosovarja

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka njoftuar se të shtunën do të ketë takim me presidenten, Vjosa Osmani.

Takimi pritet të mbahet duke nisur nga ora 15:00.

Ai ka thënë se 97 për qind e shkollave janë në grevë dhe se më një tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike.

Sipas tij, greva do të vazhdojë.“82 shkresa ua kemi dërguar duke lutur Qeverinë që të ulemi dhe të bisedojmë por nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Qeveria.

Ne nuk do të ndalemi, nuk do të mund të na thyejnë. Kjo qeveri po na heq edhe atë pak bukë që kemi. Nëse ka ndodh kjo në ndonjë vend të botës, le të ma thotë dikush”, ka thënë ai/Koha

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]