fbpx

Java e dytë e regjistrimit të popullsisë, ASK-ja jep detaje rreth ecurisë së punës

nga Revista Kosovarja

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot do të mbajë një konferencë për Media për të dhënë detaje rreth ecurisë së punës gjatë Javës së dytë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

ASK ka bërë të ditur se informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë, do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.

ASK shpreh mirënjohje për angazhimin e stafit prej mbi 5.000 persona dhe të qytetarëve për një bashkëpunim në një moment kyç, ku çdo person ka rëndësi.

ASK u ka dërguar edhe mesazhe telefonike qytetarëve për t’i njoftuar lidhur me këtë proces.

ASK-ja do të dalë me rezultate preliminare pas tre muajsh. Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]