fbpx

“Je mërzitur se të ka tradhtuar Beatrixa?”, sherr mes ish-konkurrentëve të ‘Përputhen’

nga Revista Kosovarja

Një sherr virtual ka nisur mes dy ish-konkurrentëve të ‘Përputhen’, Bruno Shemsho dhe Xhafer Thaçi. E gjitha kjo si pasojë e një shakaje të bërë për këngëtaren Betarix Ramosaj.

Kohë më parë Xhaferri shprehu publikisht pëlqimin për këngëtaren gjatë një interviste, duke e cilësuar atë si “shumë të bukur.” Gjatë ditës së sotme Bruno ndau një video në Instastory-n e tij, ku i drejtohet Xhaferrit: “Je mërzitur se të ka tradhtuar Beatrixa?”

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Beatrix, të cilët e cilësojnë shakanë e Brunos si mungesë respekti ndaj këngëtares.

Në një ‘ask me a question’ që Bruno hapi në Instagram, fansat e Beatrix kanë shprehur kritikat e tyre ndaj tij.

“Kërko falje për Storyn e Trixës! Dhe pastroje fjalorin”– i shkruan dikush Brunos, i cili nuk ka ngurruar të përgjigjet. Ai i cilëson ata si “të fëlliqur” ndërsa sqaron se videoja me Xhaferin ishte një shaka.

Një tjetër i shkruan ish-konkurrentit të Për’puthen se duhet të sqarojë shakanë pasi sipas tij Beatrix nuk e meriton një tjetër skandal.

Nga ana tjetër sipas Brunos, janë pikërisht ‘fanpaget’ e këngëtares ata që dramatizojnë gjithçka dhe nuk e ndihmojnë.

Në media është përfolur për Xhaferin dhe Beatrix Ramosajn, pasi ky i fundit shpesh poston në Instastory gjëra që lidhet me këngëtaren dhe e ka mbështetur disa herë publikisht. “Nuk kam diçka me Trixën por mund të kemi! Pse nuk është për t’u mbështetur Trixa? Është shumë e bukur“- u shpreh ai në një intervistë.

Në një tjetër intervistë Xhaferi zbuloi edhe një bisedë që ka pasur me nënën e saj, Antigone Ramosaj.

Sa i përket ndarjes së Beatrix nga Donaldi ai shprehet se është një avantazh për të, ndërsa shton se ku i fundit e “përndjek” në Instagram duke i parë postimet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]