fbpx

“Jemi 9 shqiptarë që luftojmë në Kiev”, ushtari shqiptar rrëfehet nga fronti i luftës

nga Revista Kosovarja

Ndonëse nuk kemi një shifër zyrtare, thuhet se mes ushtarëve ukrainas që luftojnë përballë Rusisë në këto 4 ditë, janë edhe shtetas shqiptarë.

Një i ri shqiptar, i cili nuk ka pranuar që të identifikohet, me arsyetimin se u cënohet siguria atij dhe shumë bashkëkombësve të vetë, sjell rrëfime dramatike nga fronti i luftës për BalkanWeb. Shqiptari, i cili kontakton me një numër amerikan, pohon se është pjesë e ushtrisë ukrainase, ndërkohë që prej vitesh ai jeton në SHBA. Ai deklaron se bashkë me 9 shqiptarë të tjerë janë në front të luftës 13 km në veri të Kievit, ndërkohë që shpreh shqetësimet e tij nga terreni.

“Jemi 9 shqiptarë këtu. Më i madhi është 44 vjeç. Vijmë nga vende të ndryshme, jemi shqiptarë nga USA, apo dhe Kanadaja, ushtarë dhe ish-ushtarë”, tha ai.

Ai pohon se armiku (ushtria ruse) po avancon drejt Kievit, ndërsa shton se këto forca janë të shumta në numër. “Ata po avancojnë dhe beteja është e vështirë. Por pavarësisht se janë të shumtë në numër, nuk kanë guxim. Shumë prej robërve që kemi kapur, pohojnë se nuk ishin nisur për luftë dhe se i kanë mashtruar. Ata nuk duan të luftojnë kundër Ukrainës.”, thotë shqiptari.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]