fbpx

Jennifer Lopez “dorëzon letrat”, kërkon divorc nga Ben Affleck

nga Revista Kosovarja

Yjet e Hollivudit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po divorcohen pas dy vitesh martesë.

Sipas mediave ndërkombëtare, këngëtarja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles dokumentet, ku kërkon të zyrtarizojë ndarjen nga aktori i njohur.

Dyshja, e quajtur Bennifer nga tabloidët, u martua zyrtarisht në Las Vegas në korrik 2022 dhe mbajtën një ceremoni të madhe në Georgia një muaj më pas.

Romanca e tyre filloi pasi u takuan teksa punonin në xhirimet e filmit “Gigli” në vitin 2003. Ata fillimisht kishin planifikuar të martoheshin atë vit, por e ndërprenë lidhjen e tyre në fillim të vitit 2004.

Pothuajse dy dekada më vonë ata rindezën marrëdhënien e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]