fbpx

Jep dorëheqje Anton Quni

nga Revista Kosovarja

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren.

Quni deklaroi se sot ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së në Prizren teksa tha se këtë vendim e mori si përgjegjësi morale për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Unë, sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së – Dega në Prizren.
Këtë vendim e mora si pergjegjësi morale e imja për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.

Përkundër ngritjes së numrit të votave, në krahasim me zgjedhjet nacionale 2021, dhe rritjes se numrit të kuvendarëve, ishte e pamjaftueshme që të jemi në raundin e dytë për të parin e komunes.

Nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e mia i kam bartur tek Nënkryetari Dr. Hatim Baxhaku i cili, ditëve në vijim do ti bashkëkoordinoi veprimet e aktivitetet me Kryetarin LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.

Unë vazhdoj të mbetem dhe të angazhohem si anëtar i Kryesisë së Degës, Nënkryetar i LDK-së në qendër dhe deputet i GP të LDK-së.

Të qenit kryetar i deges ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por jam i bindur se me dorëheqjen time po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren, nëndegëve dhe forumeve, me të cilin do të krijohen parakushtet për afirmimin e të rinjëve te Prizrenit, ruajtjen e bërthamës por edhe hapjen e dyerve për më shumë njerëz e kuadro që do ta forcojnë LDK-në dhe do ta bëjnë konkurente serioze për ciklin e ri zgjedhor.

Faleminderit të gjithë votuesve dhe bashkepuntorëve që në çdo situatë më qëndruan afër.
Ju jam mirënjohës dhe vazhdojmë me punë të mira për vendin e për LDK-n.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]