97
Kanë filluar xhirimet e filmit ‘Pritja’, që bazohet në jetën e Ferdonije Qerkezit.
Filmi ‘Pritja’ me regji dhe skenar të Artan Korenicës trajton një realitet të hidhur të të gjithë atyre që akoma presin më të dashurit e tyre.
Aktorja që luan në këtë film është Arta Muçaj, kurse producent është Edi Kastrati.
Filmi është mundësuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe DKRS-Gjakovë./KultPlus