fbpx

“John Wick: Chapter 4”, mbledh afro 70 milionë euro vetëm gjatë fundjavës

nga Revista Kosovarja

Vlerësimet e fundit zbuluan se, filmi që pati premierën në Amerikë më 24 mars, fitoi plot 70 milionë euro.

Projekti në fjalë solli 60 milionë euro të tjerë ndërkombëtarisht për një shifër globale prej 127 milionë euro në arkë.

“John Wick” u shfaq për herë të parë në vitin 2014 dhe fitoi 13 milionë euro në fundjavën e hapjes.

Në vitin 2017, “John Wick: Chapter 2”, fitoi 28 milionë euro, ndërsa pjesa e tretë, “Parabellum”, debutoi me 52 milionë euro.

Seriali i drejtuar nga Chad Stahelski ka gjithashtu disa pjesë të tjera vazhdimi.

Përveç Keanut, në “Chapter 4” luajnë edhe: Laurence Fishburne, Donnie Yen, Bill Skarsgard, Ian McShane, Shamier Anderson, Hiroyuki Sanada dhe Lance Reddick.

Reddick vdiq “papritmas” për shkaqe natyrore të premten, më 17 mars. Ai ishte 60 vjeçar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]