fbpx

Jori dhe Lorenci kaluan natën bashkë në suitë

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë suita ishte rezervuar për dy prej banorëve të rinj, Jori Delli dhe këngëtari Lorenc Hasrama.

Dyshja që një ditë më parë kishin bërë rrëmujë shtëpinë bashkë me banorin tjetër Gertin, u shpërblyen nga ‘Vëllai I Madh’ për të darkuar se bashku dhe kaluar një natë në suitë.

Por, ndonëse deri më tani nuk kanë shfaqur ndonjë simpati për njëri-tjetrin nuk kanë munguar ngacmimet nga ana e këngëtarit për modelen.

Në një moment, Lorenci ka provokuar modelen duke i thënë se kur flet ai asaj gjithmonë i buzëqesh fytyra, më pas duke i dhuruar një puthje.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdimi nëse po lind një çift i ri në shtëpinë e famshme apo dyshja do të ketë vetëm një raport miqësor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]