fbpx

Jozi ‘shokon’ me deklaratën: Kur të hyjë burri në shtëpi, fëmija duhet me u dridh e gruja me qëndru në sallon

nga Revista Kosovarja

Njëri nga banorët e Big Brother Vip Albania, Joz Marku ka bërë një deklaratë, e cila e ka shokuar publikun e këtij reality-shou.

Derisa, ishte duke biseduar me Loredanën dhe Gertë, ai foli për autoritetin që duhet të ketë një burrë në familje, duke u shprehur se kur ai hyn në shtëpi, fëmijët duhet të frikësohen dhe të vrapojnë për të kapur librat.

Deklarata e Jozit:
“Ore, i keni harruar gjërat ju moj! Ore, duhet me ardh era burrë. Kur vjen burri në shtëpi, me u dridh shtëpia. Fëmijët me ja fut vrapit, me kap librat. Vetëm gruaja qendron në sallon.”

Ndërkohë Loredana shihet duke qeshur nga sikleti.

Ndërsa, publiku këtë e kanë parë si një mentalitet të vjetër e partriarkal, e disa nuk e kanë marrë seriozisht këtë që e ka thënë Joz Marku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]