fbpx

Ju prezantojmë me familjen që do të marrë pjesë në festival

nga Revista Kosovarja

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po afron.

Një nga surprizat e këtij edicioni do të jetë edhe pjesëmarrja e këngëtares, Albina Kelmendi në këtë festival.

E veçanta e paraqitjes së këngëtares pejane do të jetë fakti që ajo do të këndojë bashkë me familjen e saj.“Duje” quhet projekti që do të prezantojë Albina për publikunshqiptar.
Albina&Family pritet të elektrizojnë skenën e festivalit të RTSH-së me një superbashkëpunim.Nëse ajo do të arrijë të fitojë kjo do të jetë hera e parë që një familje do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision.

Pak kohë më parë Albina Kelmendi ishte në qëndër të vëmendjes mediatike edhe për dasmën e saj të bukur, për të cilën shkruajti cdo portal në Shqipëri e Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]