fbpx

Juli i përmendi Romeos romancën me Beatrix, vjen reagimi i Donaldit

nga Revista Kosovarja

Pak ditë më parë Juli e krahasoi romancën e Romeos me Heidin me atë të BBV1 mes Donaldit dhe Beatrix.

“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”.

Donaldi nuk e la pa komentuar këtë deklaratë të Julit.

Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Donaldi tha se nuk e kupton pse banorët që e përmendin brenda shtëpisë, e përmendin gjithnjë me mllef.

“Çfarë i kam bërë unë Julit që më drejtohet me mllef? Nuk e kuptoj. Janë njerëz që bëjnë çdo gjë për lojën, njerëz pa argumenta”- tha Donaldi ndër të tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]