128
Në ditën e sotme banorët në Big Brother VIP Kosova diskutuan për jetën personale.
Në mesin e tyre edhe modelja Juliana Nura, e cila u shpreh se është një grua që dëshiron të ketë një karrierë.
“Ka lloj lloj gra që mendojnë ndryshe. Unë i përkas grave që dojnë me pas karrierë dhe që dojnë të arrijnë me forcën e vet, atë që dëshirojnë të arrijnë”, tha ajo.
“Por, kam qejf me pas një super partner të fortë, por jo super të fortë financiarisht, por në kokë. Të mbështetemi te njëri-tjetri”, shtoi Xhuli.