fbpx

Juristja e medias: Nuk ka shkelje ligjore në përgjimet e publikuara

nga Revista Kosovarja

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, tha se në audio-incizimet e publikuara në Nacionale, nuk vërehen shkelje të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes.

Në lidhje me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve, Kusari theksoi se nuk ka shkelje në rastin e publikimit të këtyre bisedave.

Gjithashtu, Flutura Kusari theksoi se nuk ka shkelje të Kodit Penal në rastin e publikimit të këtyre incizimeve.

Së fundi, Kusari sqaroi se publikimi i këtyre incizimeve nuk shkel Kodin Etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]