fbpx

Ka a s’ka njohje nga Greqia?

nga Revista Kosovarja

Qeveritarët e kryeministrit Kurti, por edhe kryeparlamentari e të tjerë, prej kur kanë ardhur në pushtet, janë lëshuar në Greqi “si miza në mjaltë”.

Ata thonë se Greqia së shpejti do e njohë Kosovën zyrtarisht, ndërkaq qeveritarët grekë thonë për të satën herë se “Greqia do ta njohë Kosovën kur të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi”.

Cilido që po shkon në Greqi, përfshirë edhe presidenten, kur po kthehen po thonë se Greqia veç e ka njohur shtetin e Kosovës…

Ata që po shkojnë në Greqi, si duket, kur po takohen me politikanët grekë e po i shtrëngojnë duart me buzëqeshje, po mendojnë se puna me Greqinë u krye…

E, nuk po e dinë se buzëqeshjet në takimet diplomatike janë modë, traditë. Madje, ato ndodhin edhe kur takohen përfaqësuesit e vendeve që janë në luftë…

Sidoqoftë, Greqia është vendi i takimeve të shumë dallaveraxhinjve politikë prej kohësh e shekujsh.
Opinionit publik i kujtohen takimet Nano-Millosheviq në ishullin Kreta, para lufte, kur edhe u fol për ndarjen e Kosovës!

Pra, Millosheviqi kërkonte aleatë për ta zgjidhur problemin me copëtimin e Kosovës dhe detajet flisnin se copëtimi bëhej përmes të Prishtinës!

Po ashtu, problematike është edhe kontesti i hapësirës detare Greqi –Shqipëri dhe marrëdhëniet jo të mira greko-shqiptare, brenda të cilave rrallë ditë ndodh të mos ketë probleme ndërmjet palëve… Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]