fbpx

Ka vetëm një mënyrë të sigurt se si mund të dallojmë që dikush është shqiptar jashtë vendit dhe këtë na e tregoi Klea Huta!

nga Revista Kosovarja

Klea Huta këtë pjesë të pushimeve verore është duke i kaluar në vendin fqinj, në Greqi, teksa ndan me ndjekësit e saj në Instagram jo vetëm momentet e bukura që po kalon apo “perlat” e natyrës, por edhe episode që i ndodhin, si i fundit që ka postuar në InstStory-n e saj.

Kështu, gjatë qëndrimit në hotel, Klea ka zbuluar se në fakt gjysma e stafit ishin shqiptarë, edhe pse deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, duke qenë se në sezonin turistik ka mjaft shqiptarë që punojnë në vendet e rajonit, sidomos në Greqi. Megjithatë mënyra si e ka zbuluar ka qenë sa “funny” aq edhe e zakonshme, me Klean që kishte folur anglisht gjatë gjithë kësaj kohe, deri kur i kishte dëgjuar të shanin në shqip dhe në atë moment cdo gjë u bë e qartë.

“Kur kupton që stafi i hotelit në Greqi janë shqiptarë, sepse shau shqip. Dhe ti ke folur një ditë e gjysme anglisht”- shkruan artistja, bashkangjitur me postimin.

Ajo që na bën habi më shumë është si nuk e kanë njohur Klean, duke qenë shqiptarë, dhe t’i kishin folur menjëherë në gjuhën e tyre, duke mos e lënë të përdori anglishten, ndërkohë sa i takon pjesës tjetër, po të kishim 200 lekë për cdo shqiptar që kemi “zbuluar” nga të sharat në gjuhën tonë, do ishim edhe ne me pushime në Greqi tani…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]