fbpx

Kamala Harris: Bota duhet të përgatitet për një pandemi edhe më të madhe

nga Revista Kosovarja

Kamala Harris paralajmëron se bota duhet të fillojë përgatitjen për pandemi tjetër dhe do t’i thotë OKB-së të investojë në vaksina, PPE dhe shëndetin e grave për të shmangur një katastrofë në të ardhmen.

Harris do të drejtohet të hënën në OKB dhe do të përshkruajë gjerësisht se si administrata e Presidentit Biden mendon se kombet duhet të konsiderojnë përqendrimin e vëmendjes së tyre në furnizimin me vaksina.

Ajo do të thotë se tmerret e COVID-19 duhet të inkurajojnë botën për të filluar përgatitjen urgjente për pandeminë tjetër të madhe .

Harris do të thotë se investimet në fusha të tilla si zhvillimi i vaksinave, disponueshmëria e PPE dhe shëndeti i grave mund t’u japin vendeve një fillim të mbarë.

Harris, është personi i parë me prejardhje indiane që po shërben si nënkryetar e shtetit më të fuqishëm në botë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë ngushtë me qeverinë indiane për të vendosur me shpejtësi mbështetje dhe furnizime shtesë gjatë një shpërthimi alarmant COVID-19,” tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]