fbpx

Kampioni me sindromën down, shqiptari renditet i 10-ti në botë si notari më i mirë

nga Revista Kosovarja

Prej 12 vitesh, Gersi Troka, stërvitet për të qënë një notues sa më i zoti.

Për djalin me sindromën down, orët e gjata në stërvitje ja kanë vlejtur.

“Kam marrë pjesë në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare, tani isha në Portugali, u rëndita i 10-ti në botë dhe e krenova Shqipërinë’, u shpreh ai.

Gjithçka nisi si një pjesë e terapisë që ai duhet të kryente. Do të ishte nëna e Gersit dhe trajnieri, ata që do të vërenin këtë talent tek 22-vjeçari.

“Që në fillim është përshtatur më shpejt me pjesën e ujit dhe të përmirësojë pjesën e teknikave të notimit. Gersi stërvitet tre herë në javë, stërvitet rreth dy orë. Ka vështirësi, nuk dua ta anashkaloj, por çdo ditë ka hapësira për përmirësim. Gersi është shumë i dashur dhe social”, theksoi trajneri i notit, Gentian Lama.

Megjithatë, duket se Gersi ka një tjetër mendim për mësuesin e tij.

“Më pëlqen si trajnier, në disa është mirë në disa jo, se edhe më bërtet ndonjëherë”, nënvizoi kampioni.

Pasioni për notin, ka rritur dhe objektivat për Gersin dhe trajnierin e tij.

Kupa e radhës që kërkojnë të rrëmbejnë është ajo në Lojërat Olimpike në Berlin, vitin e ardhshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]